“S’ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë”, Barack Obama reagon për atentatin ndaj ish-presidentit Trump

Aktualitet | 2 vite më parë

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama ka reaguar pa atentatit ndaj Donald Trump që e la atë të  plagosur. Obama dënon sulmin, teksa shkruan se nuk ka vend për dhunë në demokracinë amerikane.

Teksa i uron shërim të shpejtë ish-presidentit Trump, Obama shton se ky moment duhet të shërbejë për t’u rikompozuar ndaj civilitetit dhe respektit në politikën amerikane. 

“Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Edhe pse ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur, të gjithë duhet të jemi të lehtësuar që ish-Presidenti Trump nuk u lëndua seriozisht, dhe ta përdorim këtë moment për t’u rikompozuar ndaj civilitetit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe po i urojmë shërim të shpejtë“, shkruan Obama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme