S’ka rinumërim tjetër në Berat, KAS rrëzon kërkesën e LSI-së, vulos ndarjen e mandateve në këtë qark

Politikë | 5 vite më parë

KAS vendosi që të ndryshojë vendimin e Komisionerit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për rezultatin zgjedhor në Qarkun e Beratit, por ky vendim nuk cenon numrin e mandateve për secilën parti.

Tabelat e rezultateve do të ndryshojnë sipas rezultati të ri që u përfitua nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, nga 277 që ka në total Qarku i Beratit. Në përfundim të këtij rinumërimi Partia Socialiste humbi 20 vota, LSI u shtua me 15 dhe PD humbi po 15.

Rinumërimi ngushtoi diferencën mes mandatit të pestë të PS dhe mandatit të parë të LSI-së, por ishte i pamjaftueshëm për ta ndryshuar këtë rezultat.

KAS vendosi gjithashtu që të mos rinumërojë kutitë e tjera. U rrëzua edhe kërkesa e LSI-së për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në tre qendra votimi në Qarkun e Beratit. Ky vendim mund të apelohet nga palët ankimuese brenda pesë ditëve në Kolegjin Zgjedhor.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme