Skandal në Angli, arrestohet ish-futbollisti i Premier Ligës

Angli | 2 vite më parë

Skandal në Angli. Sipas asaj që shkruan The Sun, një ish-futbollist i Premier Ligës rreth 20 vjeç është arrestuar mëngjesin e së dielës në një hotel në Londër i akuzuar për përdhunim.

Viktima, e cila me sa duket u takua me djalin në një lokal, raportoi se ishte sulmuar dhe përdhunuar nga lojtari i përcaktuar nga tabloidi si një “ish-yll i Premier League”.

Emri ende nuk është bërë i ditur për arsye ligjore. Futbollisti jo-anglez, megjithatë, ka veshur fanellën e klubeve të ndryshme në kampionatin anglez (si edhe pjesë e kombëtares së tij): sot ai u mor në pyetje dhe më pas u lirua me kusht. Aktualisht po zhvillohen hetime.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme