Skandali i pagave dhe detyrimeve ligjore, a do të hetohen sipërmarrësit që kanë gënjyer shtetin?

Skandali i publikimit të të dhënave personale, merr përmasa të mëdha se, përveç këtyre të dhënave, në listën e publikuar me emrat e më shumë se 630 mijë të punësuarëve në Shqipëri, pasqyrohet dhe vlera e pagës së siguruar të çdo të punësuari.
Sipas burimeve nga media, lista i përket muajit janar 2021, ku rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë në muaj, 59 mijë të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj.
Televizioni Shqiptar ka pasqyruar në vijimësi faktin se Administrata Tatimore ishte përqendruar në një aksion që synon evidentimin e pagave reale në sektorin privat. Ishin targetuar kryesisht profesionet e lira, të cilave tatimet u kanë çuar njoftime ku kërkojnë që të rrisin vetdeklarimin e pagave.
Për të verifikuar pagën reale, instrumentet në dispozicion janë të shumta. Duke përdorur këto instrumente, përfshirë hetimin e thelluar tatimor, mund të arrihet të vërtetohet deklarimi i rremë. Sipas ligjit, detyrimin për deklarimin real të pagave dmth llogaritjen, mbajtjen dhe derdhjen për buxhetin e shtetit ë mbartin punëdhënësit.
Në listën e publikur, dallohet fenomeni i deklarimit të pagave të larta, por dhe vlera e pagës së siguruar të çdo të punësuari, që flet për shmangien e detyrimeve fiskale (sigurime dhe tatim mbi të ardhura).
Të dhënat mbi pagat tregojnë segati 38% e të punësuarve marrin nivelin më të ulët të pagës, më pak se 30 mijë lekë në muaj. Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, përllogariti se punësimi informal në Shqipëri është gati 60% e atyre që raportohen në punë.
Ndërsa paga mesatare në Shqipëri, është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Ndërsa nga të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, Shqipëria matet me 31% të mesatares europiane.
Por, të dhënat për pagat, që janë bërë virale pas rrjedhjes së informacionit të fundit për pagat dhe sigurimet për më shumë se 630 mijë të punësuar, hedhin poshtë këta tregues zyrtarë dhe flasin për informalitet të lartë në tregun e punës në vend, sidomos të pagave dhe detyrimeve ligjore që lidhe me to.
Në kushte normale dhe ekonomi formale, një biznes nuk ka interes të mos deklarojë pagat reale, sepse nuk llogarit shpenzimet reale të kompanisë.
Në Shqipëri përdoret ky mekanizëm për të shmangur deklarimin e të ardhurave reale. A duhet që prokuroria të hetojë edhe për këtë mekanizëm?
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




