Skema e mbështetjes në bujqësi, në 24 orë regjistrohen mbi 17 mijë fermerë

Interesi i fermerëve për të aplikuar në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi po rezulton tejet i lartë krahasuar me vitin e shkuar.
Vetëm përgjatë 24 orëve të para janë regjistruar rreth 17 814 aplikime ose rreth 40% e totalit të aplikimeve të vitit 2022
Nga shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rezulton se Korça është qarku që regjistron numrin më të lartë të aplikimeve me 3512 aplikime, ndjekur nga Fieri dhe Vlora me 3 343 dhe 2 187 fermerë aplikantë.
Nga shifrat zyrtare duket se skema e naftës falas ka tërhequr interes të lartë, pasi rezulton se vetëm në ditën e pare kanë aplikuar 7 676 fermerë nga 12 qarqet e vendit.
Aplikimet e ditës së parë janë kryer për një sasi nafte prej 1 679 813 litra naftë.
Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhe zero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP.
Fermerët kanë afat të aplikojnë për mbështetje në Skemën Kombëtare 2023, deri në datën 11 prill të këtij viti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




