Skema Kombëtare, AZHBR përfshin 2802 aplikime për gjashtë masa mbështetëse

Ekonomi | 5 vite më parë

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural, (AZHBR) ka përfshirë në fazën e parë 2802 aplikime nga fermerët, për financimin e tyre me një nga gjashtë masat mbështetëse të Skemës Kombëtare për Bujqësinë 2021.

AZHBR bën të ditur se aplikantët, kishin mundësi deri të mërkurën e kësaj jave (18 maj 2021) që të plotësonin dokumentet shtesë, për të kaluar në fazën tjetër të miratimit. Këto dokumente duhet të dorëzoheshin të plota ose në të kundërt përbëjnë shkak për skualifikim.

Sipas AZHBR-së për masën I, për tufën bazë të matrikulluar me dele/dhi dhe gjedhë, në vijën e financimit për këtë masë jane aktualisht të përfshirë aplikimet deri në numrin rendor 1733.

Masa 2 për kosheret e bletëve, në vijën e financimit janë aktualisht të përfshirë aplikimet deri në numrin rendor 648.

Masa 3, për zëvendësim plasmasi, në vijën e financimit janë përfshirë aplikimet deri në numrin rendor 188.

Masa 4, për mbjelljen e bimëve aromatike mjekësore, janë përfshirë aplikimet deri në numrin rendor 85.

Masa 5, për Fermat Organike, në vijën e financimit për këtë mase janë aktualisht të përfshirë aplikimet deri në numrin rendor 122.

Masa 6, Global GAP, në vijën e financimit për këtë masë janë aktualisht të përfshirë aplikimet deri në numrin rendor 26.

Në njoftimin e saj, AZHBR bëri me dije se fondet që do të lirohen nga skualifikimet dhe fondet e tjera që do të rialokohen do të përdorën vetëm për aplikantët që do të plotësojnë dokumentet e aplikimit brenda nga dite kalendarike nga marrja e njoftimit për t’i dorëzuar ato dokumente që u mungojnë.

Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2021, ka të destinuar një fond prej 804 milionë lekë, subvencione për fermerët. Sipas të dhënave zyrtare mbi 13 mijë fermerë kanë aplikuar online në e-Albania në njërën nga 9 masat e Skemës  Kombëtar të Mbështetjes në Bujqësi 2021.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme