Skema Kombëtare e Investimeve në bujqësi, 1.5 miliardë lekë për fermerët

Ekonomi | 2 vite më parë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim në qarkun Gjirokastër së bashku me kryetarët e bashkive dhe drejtuesit rajonalë të bujqësisë dhe veterinarisë, për të sqaruar fermerët për aplikimet në Skemën Kombëtare të Investimeve në bujqësi.

Denaj bëri të ditur se, aplikimet për skemën kanë nisur më 30 shtator dhe përfundojnë më 8 nëntor.

“Qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion një skemë me 1.5 miliardë lekë për këtë vit dhe vitin 2025, nga të cilat mundësia e pagesës prej 30% për çdo aplikim fitues do të realizohet brenda vitit 2024”, theksoi Denaj.

Ministrja ftoi fermerët dhe blegtorët të adresojnë kërkesat dhe pyetjet e tyre pranë AZHBR-së dhe të përfitojnë mbështetje nga njëra prej masave, ndërtimi i serrave diellore të reja, instalimi i rrjetave antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizimi i bujqësisë si dhe kosha dhe rrjeta për akuakulturë .

“Këto janë vepra dhe plane pune konkrete që realizon qeverisja socialiste, përtej baltës pa fakte dhe keqinformimit të departamenteve bujqësore të opozitës”, theksoi Denaj në një postim në rrjetet sociale.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme