Skënderbeu, tripletë trofesh

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Skënderbeu fiton për herë të tretë radhazi Ligën “Gjergj Kastrioti”, teksa në finale ka mundur Dritën e Gjilanit, 3-0. Në një atmosferë të ngrohtë e mbështetëse të publikut korçar, Skënderbeu i Orlando Kojës ia del të fitojë setin e parë në pikët shtesë, 26-24. Më pas 25-23 dhe në fund 25-15.

Vivas Rekuena lojtarja më e mirë, kurse Federata Shqiptare e Volejbollit ka dhënë titju për Vangjel Kojën, Jani Melkën, Tamara Nikollën dhe Mimoza Shahun. Një fanellë e ekipit kombëtar ka shkuar për presidentin e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci. Në fund ia dhe vlerësimet e protagonistëve të këtij suksesi të korçarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme