Smailov kryeministri i ri i Kazakistanit

Botë | 5 vite më parë

Ligjvënësit e Kazakistanit kanë emëruar një kryeministër të ri, ndërsa sundimtarët e vendit përpiqen të rivendosin rendin pas disa ditëve trazira.

”Parlamenti i vendit të Azisë Qendrore votoi Alikhan Smailov në postin e kryeministrit”, njoftoi televizioni shtetëror.

”Smailov  kishte marrë detyrën përkohësisht, pas shkarkimit të qeverisë së vjetër një javë më parë”, sipas raportit.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev kishte sugjeruar më parë Smailov për këtë detyrë.

“Rendi është rivendosur në Kazakistan. Kërcënimet për sigurinë e vendit janë shmangur”, tha Tokayev në një takim të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të cilën ai e kishte thirrur për të shuar trazirat.

Kazakistani, i cili kufizohet me Rusinë dhe Kinën, u përfshi nga trazirat për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, në vendin e pasur me naftë dhe gaz./DPA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme