Snus, “droga” që po shqetëson Premier Ligën

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Snus (snas) është epidemia që po shqetëson Premier Ligën. Ajo është një substancë që sjell përmirësim fizik dhe mendor, duke u shndërruar tashmë në një nevojshme për disa futbollistë. Suns përmban më shumë se 30 kimikate, tri herë më shumë nikotinë se një cigare, shkakton më shumë se 5 lloje kanceri.

E quajtur epidemia ‘Snus’, është ‘droga’ që ka ngërthyer disa lojtarë të Premier League dhe që shqetëson Ligën Angleze, klubet dhe departamentet e saj mjekësore për shkak të pasojave shëndetësore, duke shkaktuar deri në pesë lloje kanceri. Përmban më shumë se 30 kimikate, tri herë më shumë nikotinë se një cigare. Snusi është një substancë e ndaluar në Bashkimin Evropian, por jo në Angli, për shkak të një boshllëku ligjor në Angli që nga zbatimi i Brexit.

Për më tepër, nuk ndalohet as nga ligjet antidoping. Snusi ka një efekt stimulues, jep një ndihmesë fizike dhe mendore. Dhe ajo që filloi si një zgjidhje për të qetësuar nervat ka përfunduar duke u bërë një varësi. Shumë lojtarë nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të kërkojnë ndihmë, nënvizon ‘The Athletic’.

“Është një murtajë. Shumë lojtarë e konsumojnë atë. Edhe zëvendësuesit”, shpjegon një burim për gazetën angleze, i cili kërkon të mbetet anonim. Jamie Vardy, Victor Lindelof, Danny Murphy, Marcus Rashford e Bertrand Traoré janë disa nga lojtarët që përdorin Snusin duke shqetësuar shumë drejtuesit e ligës angleze.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme