Socialistët nisin procesin për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të 61 degëve të PS

Socialistët nisin nga juglindja e vendit procesin për zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të 61 degëve të PS, në të gjithë Shqipërinë. Lajmi është bërë publik nga sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri. Sipas këtij të fundit, kandidatët për kryetarë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të Kryesisë socialiste.
“Nisëm në Maliq dhe Devoll me procesin e ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste”, shkruan Gjiknuri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




