Sofie, çmontojnë Monumentin e Ushtrisë Sovjetike

Çmontimi i Monumentit të Ushtrisë Sovjetike do të kushtojë 130 000 euro. Lajmin e tha për Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/ guvernatorja rajonale e Sofjes Vjara Todeva. 35 mijë euro kushtin ruajtja e tij për një vit.
Më 13 dhjetor u pre dora simbolike me automatikun sovjetik “Shpagin”. Çmontimi po kryhet nën masa të rrepta sigurie për shkak të gjendjes së keqe të monumentit dhe rrezikut të rënies së pjesëve të veçanta. Elementet do të hiqen gradualisht dhe do të ruhen në terren për restaurim, shpjegoi Todeva. Çmontimi do t’i përmbahet sa më shumë mënyrës se si janë instaluar detajet e monumentit. Ajo theksoi se prej vitesh monumenti po shembet në mënyrë të pakthyeshme, pa marrë asnjë përgjegjësi për menaxhimin e tij.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




