Soko: Berisha nuk po shkon për të fituar, por për të krijuar një grup qëndrestarësh

Politikë | 2 vite më parë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion “3D nga Alban Dudushi në RTSH1,  se Berisha po materializon një plan të vetin që ka për të krijuar një grup qendrestarësh, pa risi dhe pa surpriza.

Soko u shpreh se nga lista që është publikuar, Berisha nuk po shkon për të fituar.

“Mënyra se si ka ecur deri më sot dhe fakti që deri në momentin e fundit gjetën kohën dhe bënë kompromiset e fundit me qeverinë për disa marrëveshje që ishin në interes. Berisha nuk e ka plan që të fitojë  por për të fituar një grup qendrestarësh për ti përdorur si kullë për të qëndruar aty. Nisur nga emrat që kanë zyrtarizuar sot mungon inspirimi për zgjedhjet e 2025 është në ‘temperaturën’ më të ulët të mundshme”.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme