Solskjaer beson tek titulli

Solskjaer i ka thënë skuadrës së tij të Manchester United se ata janë më të mirë se skuadra e vitit 1999 që fitoi tre trofe, ku bënte pjesë edhe ai vetë me trajner Sir Alez Ferguson. Djajtë e Kuq kanë marrë në skuadër Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldo dhe kanë 7 pikë në Premier League. Rikthimi në Old Trafford për Ronaldon, pas 12 vitesh pasi u nis drejt Realit të Madridit, është një lëvizje veçanërisht e rëndësishme për skuadrën angleze. Ardhja e portugezit, sipas Solskjaer e ka bërë United më të besueshëm për të fituar titullin në kampionatin anglez.
Sipas mediave angleze, norvegjezi mendon se lojtari i vetëm që mund të ketë një ndikim të ngjashëm me Ronaldon në skuadër, është sulmuesi i ri i Chelseat, Romelu Lukaku, i cili u bashkua me Blutë pas një marrëveshje prej 98 milionë stërlina në fillim të kësaj vere. Ronaldo i ka bërë tashmë të qarta ambicjet e tij të larta me United pas kthimit të tij në Old Trafford, kur vetë portugezi u thotë shokëve të skuadrës se dëshiron të fitojë titullin këtë sezon.
United e ka filluar këtë sezon fuqishëm me shtatë pikë nga nëntë të mundshme në tre ndeshje. Ronaldo është zotuar se ‘historia do të shkruhet edhe një herë’, pasi ka fituar Premier League, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë gjatë qëndrimit të tij të parë në klub. Pavarësisht viteve që mbart mbi supe, Ronaldo pritet të ndezë ambicjet e shokëve të skuadrës për titullin anglez pasi u kurorëzua si golashënuesi më i mirë i Italisë sezonin e kaluar.
Ai ka marrë fanellën e tij të vjetër numër 7 pas kthimit të tij në Old Trafford. Solskjaer ende nuk ka fituar një trofe në Old Trafford dhe shpreson që kjo gjë të ndryshojë këtë sezon.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




