Sondazhi i “TIME100”, Zelensky votohet si njeriu më me ndikim gjatë 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është votuar si njeriu më me ndikimin i vitit 2022 në një sondazh të “TIME100” . Më shumë se 3.3 milionë njerëz kanë votuar në sondazhin e revistës të cilët kanë nxjerrë fitues presidentin Zelensky me 5% të votave.
Në një intervistë dhënë për TIME, Zelensky është shprehur se ishte i vetëdijshëm për vëmendjen që ka marrë për shkak të luftës së Rusisë e cila ka nisur prej 3 muajsh. “Mund ta kuptosh se ata po të shikojnë. Ti je një simbol. Duhet të veprosh ashtu siç duhet të veprojë kreu i shtetit”, ka thënë Zelensky.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




