Soreca: Reforma në Drejtësisë duhet të konsolidohet tani

Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet tani. Ky ka qenë mesazhi i qartë i ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca, gjatë takimit të zhvilluar me ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manja. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Soreca ka bërë me dije se fokusi i diskutimit ishte Reforma në Drejtësi dhe se, sipas tij, “efikasiteti i gjykatave është qëllim kryesor”.
“Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, z. Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Bashkimit Evropian.”, shkruan Soreca.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




