Soreka : “Të zgjatet afati i organeve të vettingut!”

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka deklaruar se procesi i vettingut në Shqipëri duhet të vazhdojë. Ai ka mbështetur kërkesën e maxhorancës për zgjatjen e afatit të organeve të tij.
Duke folur të premten në Tiranë në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, shefi i delegacionit të BE duhet ta konsultojë këtë propozim me të gjithë aktorët. “Vettingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të vettingut. Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. Reforma në drejtësi po sjell rezultate konkrete të paimagjinueshme, për shembull 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve, përfshirë ish-gjyqtarë të lart”, ka deklaruar ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca.
Ai tha se konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë. “Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat ishin të paimagjinueshme, psh 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu, përfshirë ish gjyqtarë të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën”, tha ambasadori Soreca.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




