SPAK i komunikon akuzën ish-kryebashkiakut të Kukësit, akuzohet për korrupsion pasiv

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçin.
SPAK ka dërguar kërkesën për gjykim ndaj ish zyrtarit për veprën penale korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror apo i të zgjedhurve vendor, ndërsa Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor, pak javë pasi ishte rizgjedhur në postin e kryebashkiakut të qytetit verilindor.
Arrestimi i tij u bë pas publikimit të video skandalit seksual në ambientet e zyrës së bashkisë.
SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin për një projekt për rehabilitimin dhe strehimin e qenëve në qytetin e Kukësit.
Prej asaj kohe Gjici ndodhej prapa hekurave ndërsa Kaçi në arrest shtëpie.
Gazetare Eriselda Dyrmishi
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




