SPAK lëshon 10 urdhër-arreste, dalin emrat e të arrestuarve dhe personave në kërkim

Aktualitet | 3 vite më parë

SPAK ka lëshuar 10 urdhër-arreste për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë në kuadër të operacionit për goditjen e grupeve të strukturuara kriminale, trafikut të lëndëve narkotike, pastrimit të parave, shpërdorimit të detyrës, etj,.

Në kudër të aksionit të ndërmarrë nga SPAK, RTSH mëson se nga 10 urdhër-arrestet e lëshuara, 4 prej tyre janë ekzekutuar duke çuar në pranga ish-nëndrejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçanin, shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr.6, Dedan Gjoni dhe Bujar Germizin, emër ky i njohur i botës së krimit në Kukës, ndërsa për oficeren e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, Jonida Babameto është caktuar  masë e sigurimit personal.

Po ashtu, në kërkim janë dhe 7 persona të tjerë të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, konkretisht:  Besmir Mustafi; djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani; Ervin Mata; Besmir Murati; Artan Sulejmani; Albert Prenga; Bajram Gerbova.

Mbi të arrestuarit mësohet se rëndojnë akuzat: “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal”, “trafik droge”, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “shpërdorim detyre” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Operacioni është bërë me urdhër të SPAK-ut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme