SPAK operacion në Tiranë, Durrës e Elbasan ndaj botës së krimit. Lëshohen disa urdhër arreste

Aktualitet | 2 vite më parë

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zhvilluar një operacion në disa qytete të vendit për të goditur elementë të botës së krimit.

Operacioni i cili ka nisur që në orët e mbrëmjes së djeshme është shoqëruar me kontrolle në Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se hetimi ndaj elementëve të botës së krimit ka ardhur nga zbërthimi i aplikacionit SKY ECC. Ndërsa mësohet se operacioni është në zhvillim e sipër teksa pritet një njoftim zyrtar nga SPAK për të mësuar detajet e nevojshme.

Sipas SPAK, urdhër arrestet janë lëshuar për SPAK për Armis Stafa, Maksim Koçi, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Maetin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami, Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doci, Arben Lamcja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Mecja.

Ndërkaq, falë zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, në rrjetën e SPAK ra edhe kryeprokurori i Vlorës pak ditë më parë Aurel Zarka dhe 4 personave të tjerë.

Zbërthimi i aplikacionit Sky ECC ka nxjerrë në dritë se këta persona kanë komunikuar përmes këtij aplikacioni ku dyshohet se kanë abuzuar me detyrën për një procedim penal.

Operacioni i SPAK vjen pas atij të zhvilluar disa muaj më parë kur vendosi në pranga një sërë personash me rrezikshmëri të lartë dhe shpalli disa të tjerë në kërkim, ndërsa shfaqi për publikun edhe mënyrën sesi bandat rivale më të mëdha luftonin mes tyre për të eliminuar njëra-tjetrën. Madje po sipas bisedave të zbuluara në Sky ECC tregoheshin shuma prej 1 milionë euro për të eliminuar kokat e bandave rivale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme