Spanja shkon në Katar, Portugalinë e dënon Serbia

Spanja ka arritur të presë biletën për në “Katar 2022” pas fitores 1-0 përballë Suedisë, duke e detyruar këtë të fundit të shkojë në play off. Një sfidë me shumë peshë, që është zgjidhur në fund nga Alvaro Morata. I aktivizuar si zëvendësues(në vend të Sarabia në minutën e 59-të), sulmuesi i Juventusit ka arritur të shënojë golin që i ka dhuruar skuadrës së tij kualifikimin direkt për në Kupën e Botës.
Dramë në Portugali, teksa Ronaldo me shokë kanë e kanë parë veten në play off, kur të gjithë prisnin kualifikimin direkt. Përballë Serbisë, portugezët kanë nisur gjithçka në mënyrën e duhur duke kaluar në avantazh që në minutën e 2-të me anë të Sanchez. Por në minutën e 33-të Tadic ka vendosur barazpeshën, ndërsa në fund të ndeshjes Mitrovic ka dhënë goditjen vdekjeprurëse duke i dhënë Serbisë kualifikimin direkt, ndërsa Portugalia përfundon në play-off.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



