Spanjë/ Zjarri në Ishujt Kanarie del jashtë kontrollit, mijëra të evakuuar

Të paktën 4,000 njerëz janë evakuuar pasi zjarri ka dalë jashtë kontrollit në ishullin spanjoll La Palma, ndërsa Evropa po lufton për të përballuar një valë ekstrem të nxehti.
Zjarri në La Palma filloi në orët e para të së shtunës në El Pinar de Puntagorda, një zonë pyjore në veri të ishullit në Kanarie. Zjarri detyroi evakuimin e njerëzve nga fshatrat Puntagorda dhe Tijarafe. Dhjetë njësi ajrore dhe 300 zjarrfikës në terren kërkuan të vinin nën kontroll zjarrin në ishull, i cili është pjesë e një arkipelagu spanjoll në brigjet e Afrikës perëndimore.
Në Tenerife, një tjetër nga tetë ishujt Kanarie, një zjarr pyjor, i cili shpërtheu të shtunën, detyroi evakuimin e 50 personave dhe shkatërroi rreth 60 hektarë me bimësi./ Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




