Spektakël i Ferrarit në Francë: Leclerc para Verstappen

Charles Leclerc arrin të marrë vendin e parë në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Francës, raundi i dymbëdhjetë i sezonit të Formula 1. Monegasku i Ferrarit, falë një kohe prej 1:30.872, do të nisë para të gjithëve në garën e së dielës në cirkuitin e Paul Ricard. Në rreshtin e parë me të do të jetë Red Bull i Max Verstappen, vetëm i dyti në kualifikuese.
Për tu nënvizuar, ndihma e Carlos Sainz, i cili do të nisë nga fundi i rreshtit nesër pasi të zëvendësojë njësinë e energjisë: në Q3, spanjolli i Ferrari, u vendos në shërbim të Leclerc, duke i dhënë atij hapin dhe duke e lejuar të përmirësojë më tej kohën e tij.
Rreshti i dytë u hap nga Red Bull i Sergio Perez përballë Mercedesit të Leëis Hamilton. Pasojnë Lando Norris dhe George Russell, ndërsa nga rreshti i katërt do të startojnë Fernando Alonso dhe Yuki Tsunoda.

RADHA E NISJES
Rreshti i pare
- Charles Leclerc (Ferrari)
- Max Verstappen (Red Bull)
Rreshti i dytë
- Sergio Perez (Red Bull)
- Lewis Hamilton (Mercedes)
Rreshti i tretë
- Lando Norris (McLaren)
- George Russell (Mercedes)
Rreshti i katërt
- Fernando Alonso (Alpine)
- Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
Rreshti i pestë
- Daniel Ricciardo (McLaren)
- Esteban Ocon (Alpine)
Rreshti i gjashtë
- Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
- Sebastian Vettel (Aston Martin)
Rreshti i shtatë
- Alexander Albon (Williams)
- Pierre Gasly (AlphaTauri)
Rreshti i tetë
- Lance Stroll (Aston Martin)
- Zhou Guanyu (Alfa Romeo)
Rreshti i nëntë
- Mick Schumacher (Haas)
- Nicholas Latifi (Williams)
Rreshti i dhjetë
- Carlos Sainz (Ferrari)
- Kevin Magnussen (Haas)
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




