Spërkaten me lëng deputetët e PS, Hoxha: Kjo është zjarrvënie, do bëjmë kallëzim

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka informuar opozitën se materiali i lëngshëm që hodhën mbi deputetët e PS-së është një zjarrvënie e qëllimshme dhe se për këtë do të ketë një kallëzim në prokurori.
Mes tensioneve në Kuvend, ministri tha se të gjitha provat do të mblidhen dhe do i dërgohen prokurorisë për të marrë masat e mëtejshme.
“Informoj publikun se këtu nuk bëhet fjalë për deputetët e përjashtuar dhe hyrjen e tyre, garda është duke kryer detyrën. Këtu bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, të gjitha provat do fiksohen dhe do bëjmë kallëzim penal në prokurori”, tha Hoxha.
Deputetja Elda Hoti u përjashtua nga seanca me vendim të kryetares Elisa Spiropali pas hedhjes së një materiali të lëngshëm mbi deputetët e mazhorancës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




