Spiropali: Demokracia brenda partive politike, kusht për një Parlament të shëndetshëm

Politikë | 2 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Fondacionit Konrad-Adenauer, Dr. Gerhard Wahlers.

Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Wahlers, dhe Drejtori i Zyrës për Shqipërinë, Dr. Thomas Kunze, shkëmbyen mendime mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, prioritetet e sesionit parlamentar, përpjekjet për bashkëpunim e dialog konstruktiv me opozitën, përgjegjësinë e partive politike në sistemin demokratik dhe debatin mes tyre si kusht për një demokraci të shëndetshme, rritjen e efiçencës dhe transparencës së veprimtarive parlamentare, etj.

 

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme