Spiropali ironizon me “Rithemelimin”: Akuzoni Ramën se ka blerë RAI-n, kulmi i marrëzisë

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar me deputetët e opozitës, duke u ndalur tek vendimi mbrëmë i RAI-t, për të mos transmetuar emisionin e radhës për Shqipërinë.
Ajo ka ironizuar deputetët e PD-së Bardhi e Noka, duke u shprehur se “e bleu dhe RAI-n ky diktatori i Tiranës, siç ka blerë departamentin amerikan të Shtetit, shtypin suedez”.
“Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa që nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet e paketuar edhe në italisht. Këtu zë fill marrëzia e atyre që kanë humbur fillin sipas drejtorisë së përgjithshme të kanalizimeve të zeza mediatike që, edhe RAI qenka shitur. Meqë episodi i mbrëmshëm nuk paska sjellë ambalazhin italian mbi fytyrën e Shqipërisë për të derdhur në shtëpinë e italianëve njësoj siç derdhen në shtëpitë e shqiptarëve. Drejtuesit i RAI-3 nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër vetëm se programi do të vazhdojë të merret për emigrantët, por pa hedhur asnjë gram baltë mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Kaq ka mjaftuar që edhe RAI të shpallet i shitur”, tha Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




