Spiropali: Nikolla qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon detyrës

Politikë | 2 vite më parë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  ka vlerësuar rolin e kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla pas dorëheqjes nga  kjo detyrë.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Spiropali shprehu mirënjohjen për kryetare e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila dha dje dorëheqjen nga kjo detyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali tha se Nikolla ka qëndruar në lartësinë e asaj detyre.

“Mirënjohje dhe respekt për Lindita Nikollën. Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri.  Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre”, theksoi Spiropali.

Nikolla u shpreh dje në fund të seancës plenare që përkon me fundin e këtij sesioni parlamentare se do të largohet nga pozicioni i Kryetares së Kuvendit për arsye personale.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme