Spiropali takime me ambasadoret Vasilika Hysi dhe Besiana Kadare: Intensifikim bashkëpunimit të Kuvendit me OKB

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti të mërkurën Vasilika Hysi, Përfaqësuese e Përhershme e Shqipërisë në Misionin pranë OKB-së në Gjenevë, dhe Besiana Kadare, Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.
“Gjatë këtyre takimeve Kryetarja Spiropali diskutoi me ambasadoret mbi bashkëpunimin për përmirësimin e raportimeve të Shqipërisë në OKB, në organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë si edhe mbi bashkëpunimin me UNESCO-n për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe fuqizimin e rolit të Shqipërisë në këtë agjenci të OKB-së.”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




