Spiropali takohet me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan: Aleanca Shqipëri-SHBA, më e fortë se kurrë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua në Washington me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast.
Kongresmeni Mast sipas Spiropalit, është aktivisht i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Ministrja u ndal te bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën Euro-Atlantike të Kosovës. Është pikërisht ky lloj bashkëpunimi që sipas Ministres, e bën aleancën mes dy vendeve edhe më të fortë.
Më herët Spiropali u takua me Charles McLaughlin, Asistent Special i Presidentit Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare (NSC), me fokus potencialin e thellimit të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA dhe veçanërisht te roli i ri i Shqipërisë si Anëtare Themeluese e Bordit të Paqes.
“Me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme të Kongresit Amerikan, veteranin e ushtrisë amerikane Brian Mast, i angazhuar për avancimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Bashkëpunimi në fushën e sigurisë si aleatë në NATO, në misione të përbashkëta ushtarake nga Afganistani në Irak, si dhe angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, përfshirë perspektivën euro-atlantike të Kosovës, e bëjnë aleancën tonë edhe më të fortë”, shkruan Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




