Spitalet italiane të tronditura nga niveli i vetëvrasjeve për shkak të Covid-19

Tronditje në spitalin ”San Pio” në Benevento, pasi një pacient 78-vjeçar u hodh nga një prej dritareve të spitalit dhe vdiq menjëherë, shkruan faqja e internetit napoli.zon.it.
I moshuari, detajet personale të të cilit nuk dihen ende, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe u shtrua në spital.
Pak para ngjarjes tragjike, 78-vjeçari ishte në pavijonin e pneumologjisë të spitalit “San Pio”.
Pas ngjarjes tragjike, zona e prekur u rrethua për të lejuar policinë të kryente hetimet përkatëse.
“Këtë mëngjes ishte i qetë. Në vizitën këtë mëngjes, i moshuari ishte i qetë dhe bashkëpunues dhe kërkoi kohën e mbërritjes së drekës. Asgjë nuk paralajmëronte këtë ngjarje fatkeqe duke pasur parasysh se parametrat klinikë ishin në përmirësim të qartë dhe pritej negativizimi i patologjisë’’, deklaroi spitali ”San Pio” në Benevento duke sqaruar dinamikën e ngjarjes.
Vetëm hetimet do të jenë në gjendje të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kuptohet nëse mund të ketë qenë një aksident.
Megjithatë, vetëvrasja është hipoteza më e mundur.
Ndërkohë, një i moshuar tjetër 73-vjeçar, pozitiv ndaj koronavirusit, ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një dritare e spitalit të Kremonas, shkruan gazeta italiane ”Il Messaggero”.
Një fluturim nga kati i shtatë.
I moshuari ishte i dëshpëruar nga frika se mos kishte infektuar ndonjë anëtar të familjes.
Trupi i të ndjerit u gjet në një nga oborret e brendshme të qendrës shëndetësore të Kremonas.
Karabinierët e Kremonas po merren me çështjen duke mbledhur dëshmitë e atyre që po trajtonin pacientin. /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




