Spitali Memorial Rajonal Fier, standardet bashkëkohore sjellin rritje të pacientëve të rajonit të jugut

Sociale | 5 vite më parë

Prej tre muajsh Spitali Memorial i Fierit ka hapur dyert për të gjithë qytetarët që kanë nevojnën e trajtimit dhe kurimit.  Rritja e standarteve bashkëkohore ka qenë arsyeja kryesore që shumë pacientë nga jugu të zgjedhin këtë spital.
Drejtuesja e ketij spitali, Rudina Degjoni u shpreh se është rritur së tepërmi shërbimi duke respektuar sistemin e referimit.  Sipas statistikave deri më tani në këtë spital janë trajtuar 8900 pacientë si dhe janë kryer me sukses 100 operacione. Kënaqësia e pacientëve pasi largohen tregon bashkëpunimin e ngushtë mes mjekëve turk dhe shqiptarë. Tashë mjekët tanë po mësohen me metodat e punës sipas sistemit shëndetësor turk.
Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme