Spiunët rusë/ Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare! Bettel: Janë nën hetim, i takon drejtësisë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me homologun e Luksemburgut Xavier Bettel ka komentuar sulmin në fabrikën e armëve në Gramsh, nga dy turistët rusë dhe një ukrainas. Kryeministri Rama ka hedhur poshtë pretendimet për spiunazh duke deklaruar se nuk është cënuar siguria kombëtare dhe se po punohet për zbardhjen e qëllimeve të veçanta të turistëve.
“Mjegulla e ngritur mbi të ashtuquajturat objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur,. Ato s’janë objekte të rëndësisë s veçantë, janë karakatina të deklasifikuara si objekte me rëndësi të veçantë në 2021 dhe kanë statusin e SHPK-ve që janë të falimentuara dhe janë deri në pikën ku për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë ju priten dhe dritat. Kanë disa roje që janë për të mbrojtur atë perimetër. Të thuash që po bëj spiunazh duke fotografuar mbetjet arkeologjike të komunizmi është qesharake. Duhet t’iu shqetësonte që këta persona çfarë qëllimesh të vërteta kanë në vendin tonë? Një mision spiunazhi që shfaqet me një veturë sportive që duket sikur thërret aman hajdeni, është pak si qesharake. I takon hetimit të nxjerrë më shumë. Ku është qëllimi i vërtetë? Përveç krijimit të kësaj mjegulle që i shërbeu nxitjes së një sëkëlldisje. Duhet të shohim nga hetimi dhe gjykimi ku është qëllimi i vërtetë. Të flasësh për cenim të sigurisë kombëtare se u shfaqën disa personazhe të çuditshme kjo është e vërtetë. Thelbi është ky: këta persona të cilët për fat të mirë u ndaluan nga rojet që bën detyrën e tyre, janë persona të dyshuar për spiunazh. Por çfarë fshihet pas shfaqjes që mori vëmendjen tuaj. Të gjejmë arsyen e vërtetë dhe për këtë po punojnë grupet hetimore”, tha Rama.
Ndërsa Kryeministri i Luksemburgut tha se nuk mund të komentojë persona të cilët janë nen tim, dhe kjo çështje sipas tij i takon drejtësisë. Më tej ai theksoi se duhet të investohet në një gazetari të re dhe të pavarur.
“Ka pasur një vend ku kishte armë, spiunë rus dhe një ukrainas. Ka nxjerrë një mandat drejtësia dhe si avokat s’mund të komentoj njerëz që janë nën hetim. Të gjithë duhet të dimë që sot mund të bëhet fjalë për një çtabilizim në nivelin e informimit. Ka një vullnet për të kapur dhe të çtabilizuar disa kolegë. Na takon ne të tregojmë çfarë e vërtet dhe e rreme. Kur bëhet fjalë për një sulm të informimit, duhet të mbështesim shtypin, një shtyp i lirë. Ju duhet ta bëni punën tuaj sa më mirë, të denonconi lajmet e rreme, të investohet në një gazetari të re të pavarur“, tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



