Sporti tek fëmijët, ushtrimi i aktivitetit 60 minuta në ditë, zhvillon shëndetin mendor dhe fizik

Sporti ka një ndikim shumë të rëndësishëm në mirërritjen dhe shëndetin e fëmijëve. Luan një rol të rëndësishëm duke ndikuar në edukimin e tyre fizik dhe mendor.
Fëmijët kanë nevojë çdo ditë për aktivitet fizik sidomos në ditët e sotme që lojërat e zakonshme fizike janë zëvendësuar nga ato elektroniket te cilat ndikojnë negativisht.
Presidenti i klubit të tenisit Fatos Nallbani u shpreh se nëse fëmija orientohet me sport që të vegjël më pas themi që jemi në rrugë të mbarë. Sipas tij të paktën një fëmijë duhet të zhvillojë 60 minuta në ditë aktivitet fizik.
Socilogia Entela Binjaku ngriti gjithashtu edhe një shqetësim ku u shpreh se në shkolla lënda e edukimit fizik duhet të ketë rëndësinë e duhur dhe të zhvillohet si të gjitha lëndët e tjera.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




