Sri Lanka në prag të një krizë humanitare, OKB: 70% e familjeve kanë probleme me sigurimin e ushqimit

Botë | 4 vite më parë

Srik Lanka ndodhet në prag të një krizë humanitare. Kështu ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se 70% e familjeve në këtë vend kanë probleme në sigurimin e ushqimit, teksa rezervat e karburantit dhe ilaçeve po mbarojnë me shpejtësi po ashtu. Inflacioni në rritje ka shkatërruar ekonominë e Sri Lankës, ndërsa presidenti Gotabaya Rajapaksa është fajësuar për krizën. Pandemia, që goditi turizmin, dhe lufta në Ukrainë që çoi në rritje të çmimit të naftës, vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën e vendit.

“Jemi të uritur. Ka raste që nuk siguroj dot as qumësht për fëmijët e mi. Nuk gatuajmë kurrë perime sepse janë shumë të shtrenjta, edhe bukën e sigurojmë me shumë vështirësi”, tha një grua, nënë e katër fëmijëve.

Çmimet e ushqimeve në Sri Lanka u rritën me 80% vetëm në muajin qershor. Kryebashkiaku i kryeqytetit të Colombo paralajmëroi se ka ushqime mjaftueshëm vetëm për deri në shtator.

Unicef ​​ka bërë apel për ndihmë urgjente financiare për të trajtuar mijëra fëmijë me kequshqyerje akute dhe për të mbështetur një milion të tjerë me kujdesin parësor shëndetësor./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme