Start me humbje për Shqipërinë U-18

Basketboll | 3 vite më parë

Shqipëria e moshës deri në 18 vjeç në basketboll për djem, që drejtohet nga Mikel Serbo, e ka nisur me humbje pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, Divizioni B. Pikërisht në Matosinhos të Portugalisë, Shqipëria është mundur me 31 pikë diferencë nga Mali i Zi. Plot 99-68.

24-15 perioda e parë për malazezët. Diçka më e ekuilibruar perioda e dytë, por që përsëri ishte për malazezët. 16-14 dhe në pushim ata kanë kryesuar 40-29. 28-21 perioda e tretë për malazezët, që thellojnë në 68-50. Por e fundit është dërrmuese për tanët. 31-18 perioda e katërt dhe në pushim 99-68.

Lojtari më i mirë i Shqipërisë U-18 ishte Arden Begaj me 21 pikë të shënuar, 7 kapje topi në tabelë, 1 asist, 1 rrëmbim të topit në aksion e sipër të kundërshtarit dhe 2 blloqe. Ndeshja e radhës për Shqipërinë e moshës deri në 18 vjeç është të dielën ndaj Gjeorgjisë në ora 21:30, kurse Kampionati Europian, Divizioni B, përfundon më 30 korrik.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme