Statistika, Tchouameni “tremb” Realin, investimi 85 mln eurosh

Spanjë | 2 vite më parë

Reali ka një problem të madh në mesfushë pasi në derbin me Atletiko Madrid një e dhënë në fund të ndeshjes tregon se investimi i bërë për Tchouameni nuk po jep frytet e pritura.

Tchouameni nisi ndeshjen si titullar përkrah Luka Modriç në zemër të mesfushës. Por në fund të takimit statistikat treguan se impaktin më të madh në atë repart e bëri 39-vjeçari.  

Kroati, i cili është 15 vite më i madh se francezi, e përfundoi takimin 15 minuta përpara kohës së rregullt. Në fund Modriç kishte rikuperuar 4 topa  ndërsa shoku i tij i repartit një më shumë.

Ajo çfarë ka shqetësuar edhe më shumë stafin e Realit është se më mirë se francezi ka bërë edhe Federiko Valverde. Mesfushori, i cili ka më shumë liri veprimi, edhe pse nisi ndeshjen si mesfushorë krahu përfundoi duelin me 9 topa të rikuperuar. Valverde është parë në atë takim disa herë teksa mbulonte zonat e Tchouameni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme