Steinmeier rizgjidhet për një mandat të dytë president i Gjermanisë

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier është rizgjedhur për një mandat të dytë në detyrë.
“Steinmeier mori 1,045 vota nga 1,437 në Konventën Federale të dielën”, njoftoi presidenti i Bundestagut, Bärbel Bas (SPD).
Në këtë seancë merrnin pjesë anëtarë të Bundestagut të Gjermanisë, ose Dhoma e Ulët e parlamentit, së bashku me një numër të barabartë delegatësh të zgjedhur nga 16 shtetet e vendit, ose Landet.
Gjatë pranimit të mandatit të dytë pesëvjeçar, Steinmeier tha se mbështet të gjithë ata që promovojnë demokracinë ndërsa paralajmëroi për një pushtim të mundshëm rus ndaj Ukrainës.
“Ne jemi në mes të rrezikut të një konflikti ushtarak, një lufte në Evropën Lindore”, tha Steinmeier në kongres, duke shtuar se “Rusia mban përgjegjësi për këtë.”
“I bëj thirrje presidentit rus Putin: Lironi unazën rreth qafës së Ukrainës dhe zgjidhni një rrugë që ruan paqen në Evropë”, shtoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




