Stoltenberg: Afrimi i Rusisë me Kinën përbën kërcënim për Evropën

Botë | 4 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar se marrëdhëniet në rritje të Rusisë dhe Kinës përbëjnë një kërcënim jo vetëm për Azinë, por edhe për Evropën.  Këtë deklaratw shefi i NATO e dha në një fjalim në Universitetin Keio në Tokio, ndërsa nënvizoi rëndësinë e një bashkëpunimi më të fortë dhe më shumë “miq” për NATO.

“Fakti që Rusia dhe Kina po afrohen dhe investimet e rëndësishme të Kinës dhe aftësitë e reja të avancuara ushtarake vetëm nënvizojnë se Kina përbën një kërcënim, përbën një sfidë edhe për aleatët e NATO-s. Siguria nuk është rajonale, por globale. Kina po punon gjithnjë e më shumë me  Rusinë dhe të dy vendet po udhëheqin një “shtyrje autoritare” kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, të hapur dhe demokratik Kina po investon gjithnjë e më shumë në armë bërthamore dhe raketa me rreze të gjatë pa ofruar transparencë ose pa u angazhuar në dialog kuptimplotë mbi kontrollin e armëve për armët atomike’, tha Stoltenberg.

Prej shkurtit të vitit 2022, marrëdhëniet ruso-kineze kanë ndryshuar, kryesisht për shkak të ideologjive të ngjashme për të rishkruar rendin botëror, por edhe për shkak të kundërshtimeve që kanë ndaj Shteteve të Bashkuara në skenën globale. Ndërkohë, Pekini vazhdon të përshkallëzojë shtrëngimin e fqinjëve dhe kërcënimet kundër Tajvanit, ishullit të vetëqeverisur që ai pretendon si territorin e tij

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme