Stoltenberg: Anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n

Në dritën e ofertës së Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg thotë se anëtarësimi i vendit do të forconte NATO-n dhe vetë Finlandën raporton BBC.
“Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë,” thotë Stoltenberg.
Finlanda thotë se po kërkon t’i bashkohet aleancës “pa vonesë”.
Stoltenberg shton: “Finlanda është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




