Stoltenberg: Forcat ruse në Ukrainë po rigrupohen për të përforcuar sulmet në lindje

Botë | 5 vite më parë

Forcat ruse që ndodhen në Ukrainë po rigrupohen për të intensifkuar sulmet e tyre në lindje të vendit. “Rusia po përiqet të rigrupohet, rifurnizohet dhe përforcohet,” u shpreh të enjten sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. 
Mbretëria e Bashkuar thotë se Rusia po dërgon në Ukrainë rreth 1200 deri në 2000 trupa nga Gjeorgjia si përforcime. 

Ndërkohë, Moska u shpreh të martën se do të reduktonte aktivitetitn ushtarak në veri të Ukrainës dhe do të përqëndrohej në çlirimin e krahinës Donbas në juglindje të vendit. Stoltenberg tha se Rusia nuk kishte ndryshuar synimin e saj për të patur një rezultatt ushtarak. “Shohim bombardim të vijueshën të qyteteve dhe që Rusia po ripozicionon disa nga trupat, me shumë gjasa për të përforcuar përpjekjet e tyre në krahinën Donbas. Në të njëjtën kohë, Rusia po vijon të ushtrojë presion ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera. Pra presim sulme të tjera që mund të sjellin akoma më shumë vuajtje,” u shpreh sekretari i përgjithshëm i aleancës më të madhe ushtarake në botë. 

Në të njëjtën linjë me Stoltenber ishte edhe sekretari britanik i mbrojtjes  Ben Wallace i cili ka paralajmëruar se ndryshimi në taktikën ruse nuk do të thoshte tërheqje. Ai gjithashtu është shprehur se dërgimi nga Rusia në Ukrainë i trupave nga Gjeorgjia nuk kishte qenë pjesë e planit fillestar të Moskës.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme