Stoltenberg: Kina nuk është kundërshtare e NATO-s, por afrimi me Rusinë është shumë shqetësues

Pushtimi rus i Ukrainës ka sjellë nevojën për një “ndryshim themelor” në mbrojtjen e NATO-s dhe vendet anëtare duhet të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake në një mjedis gjeopolitik “të rrezikshëm” dhe “gjithnjë të paqëndrueshëm” , tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg nga Madridi.
Ai bëri me dije edhe mesazhin që Samiti i Aleancës do t’i dërgojë Kinës, teksa tha: Ajo nuk është kundërshtare e NATO-s , por afrimi i saj me Rusinë është thellësisht shqetësues .
Në një fjalim para fillimit zyrtar të Samitit, i cili do të zhvillohet nesër, të mërkurën dhe të enjten, Jens Stoltenberg theksoi se Samiti do të përcaktojë rrjedhën e NATO-s në vitet e ardhshme, duke hartuar një plan veprimi.
“Për të qenë në gjendje të mbrohemi në një botë më të rrezikshme, duhet të investojmë më shumë në mbrojtjen e saj”, tha Stoltenberg./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




