Stoltenberg: Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka folur përmes një reagimi për diskutimet e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth zhvillimeve të fundit në veri, pas vendosjes së reciprocitetit për targat serbe. Stoltenberg ka thënë se është jetike që Prishtina dhe Beogradi të tregohen të përmbajtura dhe t’i kthehen procesit të dialogut. “Fola me Vuçiq dhe Kurti për nevojën e de-përshkallëzimit në veri të Kosovës. Është jetike që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it-NATO-s mbetet për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, shprehet ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




