Stoltenberg: Nëse aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të priten krahëhapur në NATO

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO do të priten krahëhapur, raporton CNN.

“Ne jemi në dialog me Finlandën dhe Suedinë dhe është vendimi i tyre. Por nëse vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe unë pres që procesi të shkojë shpejt”, tha të enjten Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Gjatë fjalës së tij Stoltenberg akuzoi Rusinë se nëse përpiqet në një mënyrë të kërcënojë, të frikësojë Finlandën dhe Suedinë që të vendosin të aplikojnë për anëtarësim në NATO, sipas tij në këtë rast nuk po respekton të drejtën themelore të çdo kombi për të zgjedhur rrugën e vet. 

“Kjo ka të bëjë kryesisht me të drejtën e çdo kombi në Evropë për të vendosur vetë të ardhmen e tij. Pra, kur Rusia përpiqet në një mënyrë të kërcënojë, të frikësojë Finlandën dhe Suedinë që të mos e zbatojnë atë, thjesht tregon se si Rusia nuk po respekton të drejtën themelore të çdo kombi për të zgjedhur rrugën e vet. Realiteti është se Finlanda dhe Suedia janë tashmë shumë afër NATO-s dhe ne punojmë së bashku, operojmë së bashku, ushtrojmë së bashku. Dhe sapo të marrim vendimin për t’i ftuar ata, kjo do të dërgojë një mesazh të fortë politik, se siguria e Finlandës dhe Suedisë ka rëndësi për të gjithë aleatët e NATO-s”, tha Stoltenberg.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme