Stoltenberg: Vendet aleate të NATO-s të ripohojnë kërkesën për anëtarësimin e Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se pret që liderët në samitin e aleancës të udhëhequr nga SHBA javën e ardhshme të “ripohojnë se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s”.
Stoltenberg u shpreh se pret nga liderët aleatë që të bien dakord për një paketë me tre elementë për të sjellë Ukrainën më afër NATO-s.
“I pari prej tyre do të ishte një program shumëvjeçar ndihme për të siguruar ndërveprim të plotë midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe NATO-s. Së dyti, ne do të përmirësojmë lidhjet tona politike duke krijuar Këshillin e NATO-s në Ukrainë”.
Së treti, “Unë pres që liderët tanë të ripohojnë se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do të bashkohet se si ta sjellë Ukrainën më afër qëllimit të saj”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.
Samiti do të mbahet më 10 korrik në Vilnius të Lituanisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




