Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve, Denaj konsultim me ndërkombëtarët

Ekonomi | 5 vite më parë
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nisi sot me bashkëpunëtorët ndërkombëtarë, serinë e takimeve për konsultimin publik të Strategjisë së Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve për periudhën 2021-2027.
 
Denaj tha se “kjo strategji përmban disa nga shtyllat e programit tonë zhvillimor dhe do të jetë platforma e ardhshme e mbështetjes për sipërmarrjen dhe investimet në vend”. “Së bashku, me biznesin dhe partnerët e tjerë, qeveria shqiptare, synon të zhvillojë më tej një ekonomi konkurruese, të drejtuar nga inovacioni dhe dixhitalizimi, për integrimin rajonal dhe europian”, tha Ministrja.
 
Vizioni i kësaj strategjie është një ekonomi shqiptare konkurruese, e nxitur nga inovacioni dhe e bazuar në njohuri e cila krijon vende pune të reja dhe më cilësore, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron transformimi i zinxhirit të vlerave ndërkombëtare, me theksin mbi zhvillimin e qëndrueshëm, në integrimin europian dhe atë rajonal.
 
Fushat subjekt i ndërhyrjeve dhe objektivat e politikës kanë të bëjnë me tërheqjen e investimeve dhe ndërkombëtarizimin, zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla të Mesme, sipërmarrjes dhe inovacionit dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme