Strehëz për qentë endacakë, nis strehimi për 50 qentë e parë në Shkodër

Prej 2 ditësh në Shkodër ka nisur grumbullimi i qenve endacake për t’i hequr nga rruga. Faza e parë e strehezës e cila ka përfunduar, ka një kapacitet prej 50 vendesh. Ndërsa, drejtori i Bujqësisë në bashkinë Shkodër, Alban Sekja thotë se grumbullimi i tyre po bëhet duke respektuar standartet ligjore, ndërkohë që vendi i strehimit ka të gjitha kushtet e nevojshme për strehimin e qenve. Sekja kërkon bashkëpunimin mes institucioneve në mënyrë që të mos ketë më braktisje apo hedhje të kafshëve në rrugët e qytetit
Sipas përgjegjësve të sektorit të veterinaries, aktualisht në rrugët e qytetit janë mbi 1 mijë qen endacakë të cilët në jo pak raste kanë qenë agresiv duke kafshuar kalimtarët. Nisja e strehimit të tyre shihet si një hap pozitiv i cili kërkon më shumë kapacit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




