Strehimi në Bjellorusi/ Grupi mercenar i Wagner regjistrohet si organizatë edukative

Botë | 3 vite më parë

Grupi mercenar rus Wagner është regjistruar si  një organizatë edukative në Bjellorusi. Fshati besohet se është i njëjti me atë ku janë stacionuar trupat e Wagnerit në Bjellorusi, pas ndërprerjes së një rebelimi në Rusi më 23-24 qershor. 

Anëtarët e saj u lejuan të lëviznin në Bjellorusi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një rebelimi në Rusi në qershor, në të cilën forcat e saj kërkuan të marshonin drejt Moskës.

Që atëherë forcat Wagner janë parë duke mbërritur në një kamp në jug të Minskut dhe duke trajnuar trupat bjelloruse, sipas BBC. 

Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko ndihmoi ndërmjetësimin e një marrëveshjeje midis Wagner dhe autoriteteve ruse për t’i dhënë fund kryengritjes, duke u lejuar luftëtarëve të saj një zgjedhje midis bashkimit me ushtrinë ruse ose shkuarjes në Bjellorusi. Ai tha se ata mund të thirren për të mbrojtur vendin e tij, duke shtuar se ata do të mbahen me vëmendje.

Trupat e Wagnerit kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë në Ukrainë, duke ndihmuar në kapjen e një pjese të Bahmutit, pas gati 10 muajve të luftimeve intensive. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme