Strukture e re spitalore, përmbushet amaneti i Nënë Terezës për një spital ekselent

Universiteti “Zoja e Këshillit të mirë“ do të përmbushë amanetin e NënëTerezës, duke ndërtuar një spital të ri me kishte bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama pa nga afër ambientet e kësa strukture spitalorë që pritet të nisë funksionimin në pranverën e vitit të ardhshëm.
Kryeministri i siguroi sipërmarrësit për mbështetje konkrete nga qeveria. “Kur bëhet fjalë për funksionimin, sepse dëgjova në fjalën tuaj që ky spital është një lloj testamenti i misionit të Nënë Terezës, spital për ata që janë më në nevojë, të shihnim nëse do të mund të bënim një bashkëpunim, së bashku me ministrinë, për të parë se si mund të kombinojmë, nga pikëpamja e qëndrueshmërisë financiare, dhe të shohim se si të mos e lëmë këtë strukturë të shndërrohet tërësisht në një spital privat”, – u shpreh Kryeministri, ndërsa theksoi se qeveria do të hartojë programe me paketa mbështetjeje financiare për strukturat jopublike.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




