Stuart Peach, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Meta përshëndet emërimin

Politikë | 5 vite më parë

Pasi  Sir Stuart Peach (Sër Stuart Peiç),mori pak ditë më parë detyrën  si i dërguar   i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, kreu i shtetit Ilir Meta përshëndeti emërimin e tij. Në  postimin në rrjetin social  Twitter, presidenti Meta shprehet se  forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane. ” Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme