Studentët spanjollë në Gjirokastër, punësohen në bizneset e sektorit të turizmit

Sociale | 3 vite më parë

Gjirokastra përherë e më shumë po kthehet në një nga vendet e preferuara nga të rinjtë e huaj që po e zgjedhin qytetin e gurtë për të kryer praktikat e tyre mësimore dhe ndërkohë edhe punësohen në bizneset e sektorit të turizmit.

Majkell Mikelanxhelo është një prej tyre, ai vjen nga Spanja, ndërsa na thotë se ka zgjedhur Gjirokastrën sepse është një qytet shumë i bukur dhe një mundësi e mirë për t’a njohur më tepër.   

Ithiar Sutha është një tjetër 20-vjeçare, studente në degën e Ekonomikut, po ashtu nga Spanja edhe ajo ka zgjedhur Gjirokastrën për të studiuar dhe punuar. Ajo shprehet se është ndjerë e mirëpritur këtu dhe po kryen praktikën e saj falë bashkëpunimit të universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër me universitetet spanjolle.

Në universitetin e Gjirokastrës janë një numër i lartë studentësh të huaj si italian, spanjoll, etj.. që po kryejnë praktikat e tyre dhe në të njejtën kohë edhe punojnë në bizneset e qytetit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme